Nuk ka vetizolim. Bregu i plazhit të Durrësit i mbushur me njerëz (Foto)

Dita e parë e ndalimqarkullimit të automjeteve nuk i ka penguar qytetarët që të frekuentojnë plazhin e madh të Durrësit dhe të shijojnë shëtitjet e gjata buzë Adriatikut.

Pavarësisht kufizimit të lëvizjeve dhe për njerëzit, moti i ngrohtë dhe ajri i jodizuar i ka joshur të gjitha grupmoshat, madje dhe të moshuarit për të kaluar disa orë në plazh.

Kufizimet e vendosura në kuadrin e masave të marra për ndalimin e përhapjes së virusit Covid 19 përshëndeten nga të gjithë, edhe pse është e vështirë për disa të qëndrosh pa dalë nga shtëpia, apo pa konsumuar një kafe në lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?