“Nuk kam asnjë mundësi”, çfarë e mundon Majlinda Bregun?
Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu u bë iniciatorja e një projektligji për menaxhimin e komenteve online në portale apo rrjete sociale. Duket se ky projektligj e mundon edhe sot kur ajo nuk është më në Kuvend. Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja shkruan se sot nuk ka mundësi të ndjekë iniciativën e saj ligjore.
”Nuk kam asnjë mundësi ta ndjek inisiativën time ligjore në Parlament. Por vazhdoj të besoj fort se rregullimi ligjor dhe/ ose vetrregullimi i botës së online është domosdoshmëri në Shqipëri. Qoftë online, në telefon, snap a telegram poste, e drejta për të respektuar e mos cënuar tjetrin është universale. Medium mund të ndërrojnë emër sipas teknologjive të reja, por njerëzimi nuk i ikën këtij parimi edhe pse vulgariteti ka gjetur këto kohë një perandori të re që është bota online”,-shkruan Bregu.
Ish-deputetja ka treguar se ligji është miratuar sot në Gjermani, ku i detyron kompanitë e medias sociale( Facebook, Twitter, You Tube), ose të fshijnë komentet me gjuhë urrejtjeje dhe përmbajtje të dhunshme brenda 24 orëve, ose do të gjobiten me 50 milionë euro gjobë.
Statusi i plotë
Prej sot ne Gjermani ka hyre ne fuqi ligji i cili i detyron kompanite e medias sociale( Facebook, Twitter, You Tube), ose te fshijne komentet me gjuhe urrejtjeje dhe permbajtje te dhunshme brenda 24 oreve, ose do te gjobiten me 50 milione euro gjobe. Para nje jave Komisioni Europian prezantoi nje liste me udhezime per mediat sociale se si te permiresojne fshirjen e kimenteve automatike nga faqet e tyre duke mos lejuar njekohesisht edhe ripostimin e tyre.
Te dyja keto zhvillime vijne pas vendimit te Gjykates se Strasburgut i cili denoi nje portal mediatik ne Estoni pas padise qe. Je kompani estoneze beri ndaj tij. Para gati dy vjetesh propozova, sigurisht ne nje permase me te vogel, qe mediat online ne Shqiperi te merrnin persiper te fshihnin komentet me gjuhe urrejtje qe cenojne dhe rrezikojne dinjitetin e njeriut, ose administratoret e tyre te perballeshin me pasojat ligjore.
Ne fakt i hapa vetes nje dere me te madhe nga ku gjirizi i injoranteve dhe turlisharesve me pagese, te merrte rrekene e sulmeve te reja. Me ” vizionaret” me akuzuan se po ju ktheja nenin famekeq te Agjitacion Propagandes komuniste; “elitaret” kishin hallin se ky propozim ligjor po te miratohej do te mbyste lirine e shenjte te shprehjes e te fjales ne Shqiperi; dhe ata qe paguheshin si shares me pagese nga zgerqet e partive politike ( perfshi timen), u bene me te zellshem ne sulme dhe me aktive ne felliqesi, qe te justifikonin normen ditore te pune-sharjes.
Nuk kam asnje mundesi ta ndjek inisiativen time ligjore ne Parlament. Por vazhdoj te besoj fort se rregullimi ligjor dhe/ ose vetrregullimi i botes se online eshte domosdoshmeri ne Shqiperi. Qofte online, ne telefon, snap a telegram poste, e drejta per te respektuar e mos cenuar tjetrin eshte universale. Medium mund te nderrojne emer sipas teknologjive te reja, por njerezimi nuk i iken ketij parimi edhe pse vulgariteti ka gjetur keto kohe nje perandori te re qe eshte bota online.
Kur nuk ka rregulla, norma e kulture sjelljeje kjo perandori masive njeh vetem nje arme: lincimin publik. Dhe nje shoqeri ku e verteta ben me pak lajm se sa genjeshtra me e trashe, e ka me te rende gjoben e bashkejeteses me teknologjine.
KOHA JONË SONDAZH

