“Nuk kam lënë miting pa shkuar”, Rakip Suli ia dredh militantit, 60-vjeçari futet në grevë (Video)

60 vjeçari Petrit Lipe nga Kamza ka zhvilluar një grevë dy ditore përpara Bashkisë së qytetit si shenjë revolte ndaj kryebashkiakut socialist Rakip Suli. Lipe tregon se ka kërkuar një vend pune për të siguruar të ardhura minimale për familjen e tij, pjesëtarët e së cilës janë të gjithë të papunë.

Por e vetmja përgjigje që i ka ardhur nga Bashkia ishte një vend pune ne gjelberim, per te cilin 60 vjecari sqaron se nuk ka mundësi shëndetësore për ta kryer. Fax News ka kontaktuar edhe me përfaqësues të Bashkisë Kamëz të cilët janë shprehur se do ta kenë rastin në vemendje.

“Skam lënë mitingje të të majtës pa shkuar, e dinë të gjithë që unë jam i majtë, kam në divan stoqe flamujt e PS-së. Unë e di se jam pa shkollë, se kam bërë 15 vite burg. Kam marrë pjesë dhe në protestat e të përndjekurve, kam kërkuar që të jem roje shkollë ose pastrues te stadium, më ka takuar dy herë, jo në zyrë.

Tani më thonë që nuk kanë se ku të më çojnë, skisha zgjidhje tjetër dhe jam future në grevë. Bëra kërkesë te policia e shtetit dhe ajo bashkiake, jam futur në grevë, drejtori i policisë bashkiake të Kamzës erdhi dhe më mashtroi, më premtoi se do më gjenin punë të nesërmen në orën 6. Sot çohem e takoj drejtorin, të dy bashkë futemi në bashki, sekretarja na tha që ne të shkonim te nënkryetari. Më priti në mënyrë ç’njerëzore, këtu ka katër nënkryetarar, dhe nuk më gjejnë dot mua një punë si roje”, shprehet mes të tjerave Lipe.

60-vjeçari shtoi më tej se ai do të shkojë drejt flijimit, nëse nuk gjendet një zgjidhje.

Petrit Lipe nga Kamza ka zhvilluar greve dy ditore para Bashkise si shenje revolte ndaj Rakip Suli

/Fax News

SHKARKO APP