Nuk kandidoi Dakon, Rama: I besuam fuqisë së gruas
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, ka folur për kandidatët e vendosur nga PS për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Për herë të parë, ai foli edhe për kandidaten që ka zëvendësuar Vangjush Dakon në bashkinë e Durrësit. Rama dha vlerësimet për Valbona Sakon, duke thënë se Partia Socialiste ka besuar te fuqia e gruas në këtë bashki.
“Në Durrës kemi vendosur të besojmë te fuqia e gruas. Një zonjë që për rreth 6 vjet ka drejtuar Tatimet e Republikës në zonën e Durrësit dhe për të cilën asnjëherë nuk ka pasur asnjë ankesë e jo më arsye të qenësishme për të vënë në dyshim integritetin. Këtë e vënë në dukje edhe rezultatet e spikatura të asaj drejtorie tatimore. Besoj se do të njihet dhe vlerësohet edhe deri në zonat më periferike të asaj bashkie”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

