Nuk ke kamera në biznes, gjobitesh ! Edhe në pallat vendosen

Ligji parashikon që bizneset, që rezultojnë me të ardhura mbi 10 milion lekë në vit të vendosin kamera sigurie. Kamera sigurie do të kenë dhe taksitë, autobusët, lokalet që mbartin më shumë se 50 klientë, institucionet publike, si kopshtet, apo shkollat. Nuk përjashtohet mundësia që kamera të ketë në çdo pallat dhe çdo park lojërash.

Fatura nga buxheti i shtetit për kamerat që do të vendosen në institucionet publike pritet të jetë mbi 100 milion euro

Ligji pritet të hyjë në fuqi menjëherë dhe pas një viti do të vendosen gjobat për të gjitha ato që nuk kanë instaluar kamerat.

Ligji erdhi në Kuvend disa javë më parë pa një kosto financiare dhe u shty pas kërkesave të deputetëve, për t’u njohur me këtë shifër.

SHKARKO APP