Nuk ndalen aksidentet! Makina përplas patrullën e policisë te mbikalimi i Patokut, plagoset efektivi

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Lezhës, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?