Nuk ndalen aksidentet! Plagosen dy turistë italianë në aksin Gjirokastër – Sarandë

Një aksident është shënuar në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të HEC “Bistrica 2”. Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy turistë.

Automjeti tip “Volksvagen” me drejtues 19-vjeçarin Orest Zhgabi, është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç.

Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjeçe. Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Sarandës. Njëri prej tyre ka thyerje të femurit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?