Nuk ngopen me 26 mijë eurot e vjedhura, por duan edhe 3 mijë !
Policia e Tiranës njoftoi finalizimin e një operacioni të koduar “Eklipsi” nga Seksioni për Krimet Kundër Pronës. Në pranga kanë rënë R. A. (i mitur), 18 vjeç dhe Luan Lama, 19 vjeç të dy banues në Tiranë. Janë shpallur në kërkim shtetasit F. Gj., 29 vjeç dhe I. Sh., 19 vjeç. Në një periudhe 5-mujore këta 4 persona dyshohen se i kanë marrë shtetasit E. B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26 000 euro ndërsa po tentonin qe t’i merrnin dhe një shumë tjetër prej 3 000 euro. Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare, 6 karta celularesh të kompanive të ndryshme, një automjet tip “Mercedes Benz”, me targë AA391LU. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të ”Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

