Nuk pagoi kredinë, la 713 milionë lek në kumar

Vetëm pak muaj pas arrestimit për akuzën e vjedhjes së 713 mln lekëve nga arka e Bankës së Shqipërisë, një bankë e nivelit të dytë kërkon bllokimin e garanicsë së kredisë për një shumë prej 6.2 mln lekë të vjetra të marr kredi nga i pandehuri. Kjo kredi, sipas bankës është marr në gusht të 2008 dhe kredimarrësi nuk i ka shlyer detyrimet, duke detyruar bankën në mars të këtij viti të kërkoi bllokimin e pronës së lënë garant raporton ABC. Me kërkesë të bankës Gjykata ka lëshuar urdhërin  bllokimit të pronës, që pritet të ekzekutohet nga përmbarimi.
Ardian Bitraj ndodhet në burg për vjedhjen e bankës, ku prokuroria ka kërkuar dënimin me 20 vjet burg.

SHKARKO APP