“Nuk po punësohen as socialistët”

Diten e diele, ne nje takim me banore te Njesise Bashkiake Nr 9, Kryetari i LDE – Partise per Liri, Demokraci dhe Etike, deklaroi se: “Kryeministri i vetemburrur si Kryeministri i 1 milion shuplakave, sot u shfaq kulturalisht tek Polici i Shtetit qe ia plas shuplaken turinjve qytetares. Do bejme Shtet thote Edi Rama dhe nuk ben as me shume e as me pak vecse shperndan 3 P si P per pellembe mbi Qeverisjen si atribut publik, pellembe mbi Buxhetin e Shtetit si para publike qe privatizohet dhe ne pellembe mbi sherbimet qe u ofrohen qytetareve te cilat kthehen ne biznese te ftohta qe kryejne aq sa paguhen, e nuk mbajne pergjegjesi sociale mbi natyren e ketyre sherbimeve. Edi Rama kur ishte Kryetar Bashkie e betonizoi Tiranen. Tani qe e ka rimare Bashkine nepermjet kopjativit te tij, kerkon te kafshoje Parkun e Liqenit e gjithcka ka mbetur nga Tirana.”
Me tej Galdini shtoi se: “Ne gati 3 vjet ne krye te Qeverise, Edi Rama nuk punesoi dot as socialistet e as shqiptaret. Ndaj edhe ka nisur Turin e Anetaresimeve me detyrim ne Partine e tij, te atyre qe jane nderkohe te punesuar ne Administraten Publike. Per gati 3 vjet, mallkoi Drejtesine. Tani ngase nuk e do Reformen ne Drejtesi, Edi Rama ka dale neper Shqiperi duke mare rolin e Avokatit te Ministrit te tij koruptopat te Shendetesise Ilir Beqaj. Edhe reformator i drejtesise, edhe avokat i korupsionit te Ilir Beqajt, nuk mund te jete. Edi Rama gerthet poshte e lart se koruptopati Ilir Beqaj, ka ulur 30% cmimet e ilaceve. E as ia ndjen fare se Ilir Beqaj ka cenuar masivisht cilesine e ketyre ilaceve. E sfidoj Edi Ramen dhe koruptopatin e tij Ilir Beqaj qe me nje program te thjeshte te instaluar ne celular per kontrollin e Barkodit, te shkoje ne cilendo Farmaci apo Depo Farmaceutike dhe te verifikoje ilacet e tregetuara. Kete kontroll mund ta bejne edhe vete qytetaret. Ju siguroj se emri i ilacit qe tregetohet dhe kontrolli i barkodit te tyre jane ne shumice te paperputhura, gje qe deshmone se ilacet jane te falcifikuara.”
Kreu i LDE Arian Galdini e permbylli fjalen e tij duke thene se: “Ky Kryeminister nuk duhet te durohet por duhet te rrezohet.”

SHKARKO APP