Nuk respektuan masat anti-COVID, ndëshkohen 1051 persona
Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjobitur 1051 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sipas njoftimit të Policisë 1020 qytetarë janë gjobitur me nga 3.000 lekë për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Ndërkohë, janë shoqëruar 14 persona, pasi nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Po ashtu, janë gjobitur 1.000.000 lekë secili 6 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Ndërsa 25 qytetarë janë gjobitur pasi lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.