Nuk u lejuan, por deputetja ”sjell” studentin në Kuvend dhe i riu flet për Mjekësinë me video-call
Edhe pse pothuajse që nga nisja e seancës plenare në Kuvend, e deri më tani është kërkuar nga ana e opozitës që të pranohet një përfaqësi e studentëve në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria dhe maxoranca nuk ka pranuar.
Por deputetja e PD-së, Zheni Gjergji ka sjellë në sallë zërin e një studenti, kjo përmes teknologjisë. Zheni ftoi një student me vido-call duke i dhënë zë shqetësimeve të tyre.
Kujtojmë se sot pritet të miratohet projektligji për kontratën që detyron studentët të qëndrojnë 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.