Numërohen mbi 1 milion vota, si ndahen përqindjet mes PS-së, PD-së dhe LSI-së

Janë numëruar 103.4808 vota deri më tani në të gjithë Shqipërinë.

Siç shihet nga të dhënat e publikuara deri më tani nga KQZ-ja Partia Socialiste ka siguruar 479294 vota, pra 48.86% në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 385148 vota, pra 39.26%. Ndërsa nga votat e numëruara deri më tani Lëvizja Socialiste për Integrim ka siguruar 68356 vota në të gjithë vendin, e përkthyer në përqindje kap vlerën e 6.86%.

Ajo që bie në sy në të dhënat e publikuara së fundmi është qarku i Dibrës i cili ka një diferencë të ngushtë mes dy partive, por Partia Demokratike është vetëm 30 vota larg për të kthyer rezultatin. Konkretisht Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 24.712 vota dhe Partia Demokratike 24.682.

SHKARKO APP