Nuredin Dumani: Si korruptoja policët për të trafikuar armë

Nuredin Dumani ka dëshmuar sërish në procesin e dosjes ”Plumbi i Artë”. Ai ka treguar se si i korruptonte punonjësit e policisë së shtetit. Sipas ”Report Tv”, Dumani ka treguar se korruptimi ka ndodhur në disa episode.

Së pari ai ka treguar se i jepte lekë punonjësit të policisë në kufi kur ai sillte armë zjarri nga kufiri.

Ai është shprehur se disa here e kanë ndalur edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme. Por që është lënë i lirë duke i ofruar shumë parash nga 50 mije lekë të vjetra.

SHKARKO APP