Nusja 16-vjeçare i vjedh 4 milion lekë vjehrrës së vet‏

Nuset dhe vjehrrat në shumë raste nuk shkojnë shumë mirë bashkë.

Por, një 16-vjeçare në Tiranë ka shkuar më tej, teksa ka vendosur ta grabisë vjehrrën e vet.

Vajza me inicialet R.I, i ka vjedhur së vjehrrës 432 400 lekë.

Ajo i mbante lekët në dhomën e vet.

Vajza e kishte pikasur këtë gjë, dhe në një moment, duke përfituar nga mungesa e vjehrrës, është kacavjerrë nga dritarja pasi e vjehrra e kyçte dhomën kur largohej, dhe ka hyrë në të për të vjedhur lekët.

E vjehrra e ka vënë re mungesën e parave disa orë pasi është kthyer në polici.

Ajo ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit, pasi ka bërë disa kontrolle, ia ka gjetur paratë 16-vjeçares.

SHKARKO APP