Nusja me burrin emigrant kapet ‘mat’ me të dashurin në sy të fëmijëve (Video+18)

Tronditëse është historia e rrëfyer nga një i moshuar nga Kopliku. Që me gjithë burrninë dhe zakonin e malësorit ka vendosur të tregojë për tradhtinë dhe poshtërimin që po i bën nusja e djalit familjes dhe fëmijëve të saj.

Zef Nacaj nga Kamica e Koplikut tregoi sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se djali i tij Peri 32-vjeçar vendosi të emigrojë 4 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Prindërit dhe familjarët prej pak kohësh kanë konstatuar se nusja ka nisur një tjetër lidhje dashurie, por nuk është kjo drama që po përjetojnë. Ata kanë vërtetuar gjithashtu se ajo e ka bërë të dashurin pjesë të shtëpisë dhe kryen me të veprime të turpshme në sy të dy fëmijëve të vegjël 9 dhe 5 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon që ka sjellë vetë familja e burrit të saj dhe e publikon “BalkanWeb” duket momenti ku kunata hyn në dhomë dhe gjen nusen e vëllait në dhomë me të dashurin. E reja është pa të brendshme dhe fëmijët qajnë. Pamje tronditëse!

Swiss Digital Mobile Reklama

Zef Nacaj thotë se pasi kanë vërtetuar gjithçka, madje kanë bërë dhe një video kanë vënë në dijeni familjarët e nuses dhe djalin për atë që po ndodhte. Gjithsesi në rolin e gjyshit ai thotë se e ka të pamundur të mbroje nipin dhe mbesën.

Ky skandal është denoncuar në institucione, por fëmijët vazhdojnë ende të jetojnë me nënën e cila sipas Zefit nuk mund ta luajë dot më këtë rol, raporton “BalkanWeb”.

Peri ndodhet shumë larg dhe për shkak të mungesës së dokumentacionit e ka të pamundur të vijë dhe të largojë nga ai ambient fëmijët e vegjël andaj Zef Nacaj bën apel që institucionet të reagojnë dhe të shpëtojnë mbesën dhe nipin e tij nga tmerri që po jetojnë çdo ditë.

me-zemer-te-hapur-1

“Në 13 korrik janë marrë me dhunë nga shtëpia e gjyshërve në Koplik. Ka ardhur policia dhe i ka marrë, mua më kanë shoqëruar në polici, kanë dhunuar vajzën dhe gruan time. Fëmijët plasën duke qarë e përfunduan në ambulancë”, ka treguar gjyshi i fëmijëve, duke u dridhur. Ai thotë se nusja e djalit nuk e meriton t’i ketë fëmijët dhe kërkon drejtësi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?