Nxënësi i vë 2 milionë lekë “gjobë” drejtorit
Një 16-vjeçar nga fshati Sharrë i Tiranës e ka kërcënuar dhe më pas i ka vënë edhe një gjobë, drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Kombinat. Adoleshenti ka qënë shumë afër momentit kur po i shtinte në xhep, 2 milionë lekë që po i dorëzoheshin. Por, atë moment gëzimi, ia ka prishur policia, që i ka vënë prangat.
Policia e Tiranës njoftoi sot se më datë 17 gusht 2016, ora 14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. R Xh, i datëlindjes 09.01.2000, banues në fshatin Sharrë, me arsim 9 klasë.
Arrestimi ndodhi sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza”, u kap në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve në formën e kërcënimit (gjobëvënies) ndaj shtetasit Resim Sulejman Metaj, i datëlindjes 17.01.1961, banues në Vaqar, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Shyqyri Peza”. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularë.
KOHA JONË SONDAZH

