Nxënësit e shkollës në Paskuqan në spital, Shehu: Tymosën hashash

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ngriti shqetësimin se disa nxënës nga një shkollë e mesme nga Paskuqani kishin përfunduar në spital pasi ishin droguar.

Të njëjtin problem ka ndarë dhe kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu. Në një postim në Facebook, shkruan se sipas të dhënave paraprake, “nxënësit e shkollës së Paskuqanit, që janë paraqitur në repartin e Toksikologjisë kanë një gjendje psikoze kolektive si pasojë e marrjes së kanabisit nga disa prej shokëve të tyre.

Shehu shkruan se:“Jane reth 6 nxenese te moshave 12-14 vjec, qe paraqesin kete fenomen prej tymosjes se Kanabisit ne ambiente e jashtme te shkolles, nga 4-5 nxenes te tjere te moshes 14-15 vjec. Mjeket jane impenjuar ne dhenien e ndihmes e berjen e ekzaminimeve perkatese. FAKTI QE TASHME NXENESIT E SHKOLLAVE TONA TYMOSIN KANABIS PREJ MOSHES 12-13 VJECARE, ESHTE I NJOHUR. Ne shume zona, vecanerisht ne ato rurale, kjo shifer shkon deri ne 70% te atyre moshave. TASHME QE CMIMI I KANABISIT ESHTE ULUR SHUME PER SHKAK TE MBJELLJES MASIVE TE TIJ, PA DYSHIM KJO SHIFER DO TE RRITET. Demet e kanabisit jane te shumta e te renda. KANABISI ESHTE NJE DROGE. Ministria e shendetesise dhe e aresimit ne bashkepunim, duhet te ndermarin nje ekzaminim horizontal te nxenesve ne keto mosha, nepermjet analizave te urines per kanabisin e drogat e tjera. REZULTATET JAM I SIGURTE QE DO TE JENE SHUME SHQETESUESE”, shkruan Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?