Nxënësit shqiptar ndalohen me ligj të marrin celularin në shkollë

Duke filluar nga ky vit i ri shkollor që do të nisë në vjeshtë, nxënësit shqiptar do të ndalohen kategorikisht të marrin celularin në shkollë.

Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e tyre gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator. Në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera, transmeton atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm tre ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?