Nxirret trupi i pajetë i 32-vjeçarit në Thumanë, babai i tij ende nën rrënoja
Aktualitet E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 09:14
Një tjetër i pajetë është nxjerrë nga rrënojat në Thumanë. Forcat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë mëngjesin e sotëm trupin e pajetë të 32-vjeçarit Klement Çupi. Ndërkohë nën rrënoja ndodhet edhe babai i tij.
Gjatë gjithë natës është punuar për të gjetur të mbijetuar dhe viktima që ndodhen ende nën rrënojat e godinave të shembura për shkak të tërmetit si në Durrës ashtu edhe në Thumanë.