Nxitje për protesta? Rama: Po të mos isha kryeministër, do të kisha dalë edhe unë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës online me gazetarët për ekonominë, më së shumti u fol për protestat dhe vrasja e Klodian Rashës. Për më tepër, kreu i qeverisë thotë se protesta është një e drejtë e padiskutueshme dhe se nëse nuk do të kishte qenë kryeministër, tha se do të kishte marrë pjesë në protestë për të shprehur indinjatën, por jo në mënyrë të dhunshme.

”E drejta e protestës është e padiskutueshme, e paanashkalueshme, por kjo nuk do të thotë që protestuesit kanë gjithmonë të drejtë. Dhe këtu ndahen qeveritë demokratike dhe ato jo demokratike. Si mund të vihet në diskutim që nga rruga, jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta, pas kësaj të kërkojnë të iki dhe Drejtori i Policisë. Nuk vendoset në rrugë, por në bazë të asaj që është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht, por se djalin e vrau arma e shtetit. Edhe unë po të mos kisha qenë kryeministër do kisha dalë në protestë. Por jo për t’iu hedhur në fyt policëve dhe për të kapur kanatet e ministrisë së Brendshme, por për të dëshmuar indinjatë, qytetarisht dhe vendosmërinë qytetarë për të kërkuar drejtësi. Mos harroni thelbin se që në momentin e parë është mbajtur qëndrimi më korrekt”, tha Rama.

SHKARKO APP