Nxori lëpirëse në Parlament, Ralf Gjoni përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e opozitës së re, Ralf Gjonin.

Sipas Byrosë së Kuvendit, Gjoni ka shkelur rregulloren në sjellje, pasi në seancën e fundit parlamentare nxori lëpirëse në foltoren e Kuvendit, ndërsa iu drejtua opozitës me fjalët: “Meritoni vetëm lolipop”.

Çdo komb krenohet me historinë e tij. Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. Godina të vjetra janë, si kolibe lepujsh duken nga brenda. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur, i kanë promovuar, mburren me to. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Nuk e kuptoj! A ka një socialist që ka një copë shpirt për Tiranën? Çfarë jeni? Lëpirësa lolipopi! Po, po lëpirësa jeni.  Ju meritoni vetëm lolipop”, u shpreh Gjoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

I menjëhershëm ishte reagimi i Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se Gjoni ka të drejtë t’i mbajë lëpirëset në xhep ose në gojë është e drejta e tij, por ato që nxori nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaç në xhep ndaç mbaji në gojë është e drejta jote. Unë korrigjoj çfarë nxjerr nga goja, jo çfarë fut. E ato që nxore nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren. Të kujtoj që koha e debatit është për veprimtarinë vjetore të KQZ, nëse ke gjë vazhdo, nëse do vazhdosh ashtu do të ndërpres fjalën”, tha Ruçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?