” O lekët ose tregova se shkon me zyshen në hotel!”

“Dua 200 mijë lekë dhe një stekë me paketa, përndryshe do të tregoj për takimin tënd me zyshën në hotel”. Ky ishte kërcënimi që i kishte bërë drejtorit të shkollës “Myslim Keta” një nxënës 16 –vjeçar, i cili u arrestua nga policia. Por drejtori Resmi Metaj thotë se pretendimi i nxënësit “gjobvënës” nuk qëndron. “Djali dhe të tjerët mendojnë se zyshat janë pronë e drejtorit, por marrëdhëniet e mira, njerëzit i marrin për keq. Unë kam një kolektiv shumë të mirë dhe të komunikueshëm”, thotë ai.

“Afera, do të thotë shumë, por djali, për të marrë lekët thosthe ç’të donte dhe sit ë donte, sepse është anonim”, vijon ai më tej rrëfimin për gazetën Shekulli, duke sqaruar se kërcënimi i është bërë nga një profil anonim në Facebook.

Metaj tregon se si u arrit identifikimi i nxënësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e mora me të mirë që ta gjeja, ndërrsa vendosa me policinë që ta kapim. Kur del më pas që ishte nxënës i shkollës. U shokova dhe tani shkruajnë gjëra të paqena për afera me mësueset. Sa turp, unë kam një shkollë model dhe me kushte shumë të mira, me nxënës shumë të mirë. Ndërsa na del një që shkatërron punën dhe bëhet i besueshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nxënësi 16 –vjeçar u arrestua teksa po merrte 200 mijë lekët që kishte kërkuar si gjobëvënie. Kjo ishte edhe shuma e parave që familja e tij i kishte paguar drejtorit, si dëmshpërblim për makinën që ai i kishte prishur atij.(lapsi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?