“O shpirti i motrës, o Pëllumb”/ Gruaja shpërthen në lot, kërkon vëllain me nusen nën rrënoja

Tragjedia e shkaktuar nga tërmeti ku kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa ende disa të tjerë ndodhen nën rrënoja ka çuar në Thumanë kryeministrin Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Familjarët që kanë shpëtuar janë ende në ankth dhe të dëshpëruar, se në mesin e rrënojave, të afërmit e tyre të zemrës do të dalin gjallë.

Një grua, e cila ka prej mëngjesit që pret të mësojë për fatin e vëllait të saj dhe nuses së tij, ka shpërthyer në lot, ndërsa kërkon të mësojë për fatin e të dashurve të saj.

“Kam vëllanë me nusen atje. Po aman ore të lutem më nxirrni vëllanë me nusen. Më nxirrni vëllanë me nusen, shpejt, shpejt, shpejt. O shpirti i motrës o Pëllumb. O vëllai i motrës, ma nxirrni djalin, të lutem. Aman ma nxirrni vëllain”, dëgjohet të thërrasë e dëshpëruar një qytetare.

SHKARKO APP