“O të gjithë brenda, o të gjitha jashtë”, banorët në Kukës: Do të bllokojmë autostradën! (VIDEO)
Gjykata e Kukësit e ka shtyrë dhënien e vendimit për vlerësim mase sigurie për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit. Mësohet se seanca gjyqësore do të mbahet nesër në orën 10:00 paradite.
Banorët dhe familjarët shprehen për Fax News se kërkojnë lirimin, përndryshe kërcënojnë se nëqoftëse djemtë e tyre nuk lirohen do të bllokojnë autostradën.
“Ne kërkojmë të drejtat tona, ne jemi kuksianë, ne jemi bujarë, çdo gjë ka kufi, durimi ka kufi, një minutë dhe sa më shumë ta vonojë aq më shumë do të ketë pasoja, sepse do të marrë përmsa të tjera protesta jonë. Ti lirojë një orë e më parë, ti lirojë sepse do të nisë, protesta në përmasa të tjera jo të qeta.”
Ndërkohë që një banorë tjetër i bën thirrje kryeministrit Edi Rama ose tu vendosë të gjithëve prangat ose të lirojë banorët.
“Ne do të rrimë këtu deri sa vëllezërit tanë do të lirohen. I bëj thirrje Edi Ramës të na vendosë të gjithëve në pranga, o të gjithë brenda o të gjithë jashta. Me Kukësin nuk mund të luaj ai.”
/Faxweb)
KOHA JONË SONDAZH

