Obama-Trump, çaj në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij, Melania, do të jenë rreth orës 15:40 (sipas orës së Shqipërisë) në Shtëpinë e Bardhë për të takuar presidentin e SHBA, Barak Obama dhe bashkëshorten e tij Mishel.
Sipas protokollit, të dy çiftet presidencialë do të qëndrojnë së bashku për rreth 40 minuta për të kryer një rit të konsumimit të çajit.
Më pas, rreth orës 16:30, ata do të udhëtojnë drejt Kapitolit, ku do të zhvillohet ceremonia e betimit të Donald Trump.
E premtja është dita e tranzicionit të pushtetit nga presidenti Barak Obama te Donald Trump. Ceremonia e inaugurimit nis me pjesëmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump.

