Obama: Uragani Matthew është i rrezikshëm, evakuohuni

Uragani Matthew mund të jetë shkatërrues për Floridën. Si pasojë e kësaj, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka paralajmëruar popullsinë, duke u bërë thirrje banorëve që të ndjekin urdhrat për evakuim. Obama, pas vizitës së tij në selinë e Mbrojtjes Civile Amerikane, shtoi se uragani mund të ketë pasoja të rënda.

Që tani 30 viktima nga uragani

Uragani Matthew, me një shpejtësi prej 230 kilometra në orë, ka provokuar të paktën 17 të vdekur. Ndërkaq 4 persona kanë vdekur në Republikën Dominikane dhe 13 në Haiti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Matthew  po shkon drejt Bahames

Swiss Digital Mobile Reklama

Matthew tani po drejtohet drejt qendrës në veri-perëndim të Bahamas dhe pasditen e së enjtes me orën lokale pritet të arrijë në bregdetin jug-lindor të Floridës. Shkencëtarët e NHC-së, kanë njoftuar se uragani do të mbajë këtë trajektore deri  të mërkurën në mbrëmje dhe më pas do të bëjë një kthesë që do ta çojë, nëpërmjet Bahamas për të arritur në afërsi në bregun e Floridas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?