OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të jetë e gjatë, niveli i rrezikut vijon të jetë shumë i lartë

Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të jetë e “gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të shtunën.

Sipas medieve të huaja, OBSH potencoi se e “vlerësoi jetëgjatësinë e kësaj pandemie” në një deklaratë pasi komiteti i tij i urgjencës u takua të premten për të vlerësuar krizën.

Grupi paralajmëroi edhe rrezikun e “dobësimit”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike në vendet e ndryshme të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë”, u tha në një deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?