OBSH paralajmëron: Ballkanii mund të preket nga ‘Zika’ në verë
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se virusi Zika mund të përhapet në Europë gjatë sezonit të verës.
Sipas disa të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thuhet se virusi Zika përbën kërcënim edhe në Europë. Të dhënat thonë se virusi mund të përhapet edhe në Ballkan shumë shpejtë gjatë kësaj periudhe.
Në raportin e OBSH’së për vendet të cilat rrezikohen më së shumti të preken nga virusi Zika është edhe Shqipëria, transmeton Gazeta Express.
Në këtë raport janë të renditura gjithsej 18 vende të Europës, duke përshirë Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Greqinë, Italinë, Izraelin, Monakon, Malin e Zi, Slloveninë, Spanjën, Turqinë dhe Vatikanin.
Virusi Zika tanimë ka prekur shumë vende të Amerikës, kështu duke përfshirë Brazilin, Argjentinën etj.
Virusi Zika është i njohur se prekë gratë shtatzëna, duke bërë kështu që foshnjat e tyre të lindin me tru të pazhvilluar dhe me kokë të vogël, shkruan skynews.