“Oferta” ruse për Shqipërinë, Spartak Ngjela zbërthen deklaratat: Topi është tani në Tiranë, të presim nëse…
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar deklaratat e bëra nga përfaqësues të Rusisë, të cilët nga Italia artikuluan një “ofertë të re” për Tiranë e Shkupin pasi BE-ja refuzoi të hapte negociatat. Konkretisht përfaqësuesi i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov nga Forumi Ekonomik EuroAsian ftoi të gjitha vendet e refuzuara nga Bashkimi Europian, që të gjejnë mirëkuptim dhe t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik Eurasian.
Por ku konsiston konkretisht oferta ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor, për këtë diplomati i Krmelinit artikuloi këtë deklaratë: “Kush u refuzua nga BE, duhet të gjejë mirëkuptim në Bashkimit Ekonomik Eurasian. Bashkimi Europian duhet të zgjerojë gjeografinë dhe kontaktet dhe të dëgjojë ide dhe qasje të pjesëmarrësve të tjerë”, tha diplomati rus
Sipas Spartak Ngjelës, fakti që Rusia është bërë pjesë e këtij debati në Tiranë tregon se ata kanë informacione për atë se çfarë ndodh në Shqipëri. Ai shtoi në emisionin “Real Story” në News 24, se rusët këtë ofertë ua kanë hedhur forcave politike në Shqipëri, të cilave ju rrezikohet pushteti.
“Më duket e kanë brenda politikës së tyre, ata kanë qenë gjithmonë shumë të paartikualuar politikisht, sepse e kanë zgjidhur me forcë dhe tani do ta vuajnë. Tani s’kanë forcë, por do ta vuajnë. Konflikti me Amerikën në zonë është evident. Ata janë të interesuar që të ndërhynin. Ata thonë: fakti që jeni në krizë ne ju shpëtojmë. Problemi qëndron këtu, rusët nuk janë tërësisht të painformuar. Ata ja kanë hedhur ketë ofertë forcave te caktuara qe i rrezikohet pushteti.. Tani topi është këtu, topin e ka hedh në Tiranë. Të shohim nëse do të flasë kryeministri shqiptar apo jo”-tha Ngjela.