Oficeret shqiptare në konferencën në Gjeorgji. Ambasada amerikane: Forcim i sundimit të ligjit

Shtatë oficere shqiptare janë pjesëmarëse në konferencën Gratë në Polici në Gjeorgji.

Gjatë katër ditëve në vijim, oficeret do të marrin pjesë në diskutime & aktivitete mbi udhëheqjen, çështjet kufitare/migrimit, taktikat e mbrojtjes, hetimet e skenave të krimit & strategjitë e komunikimit.

Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara shprehet se “është krenare që mbështet këtë delegacion si pjesë e përpjekjeve tona për të ndihmuar Shqipërinë në forcimin e sundimit të ligjit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?