OFL shënjestron dy “të fortët” e Lezhës
Operacioni Forca e Ligjit i është drejtuar dy “të fortëve” të Lezhës, Edmond Sufja dhe Astrit Limani, duke u kërkuar që brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë e tyre. “OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: E.S. dhe A. L., banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, lexohet në njoftimin e OFL-së.