OFL zbarkon në Kukës
OFL është ndalur këtë të martë në Kukës. OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë Zejnel Meçes dhe Bujar Ajetit, të dy të dënuar për vjedhje.
Kërkohet plotësimi i formularit nga:
Zejnel Meçe, banues në Kukës, i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”;
Bujar Ajeti, banues në Kukës, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.