OJF-të dhe debati për to, 110 organizata të shoqërisë civile kundër qeverisë

Ligji i ri për funksionimin e OJF-ve ka prodhuar debat mes Komisionit të Ligjeve në Kuvend dhe 110 organizatave të shoqërisë civile. Këto të fundit kanë kundërshtuar mënyrën se si është hartuar ligji dhe përmbajtjen e tij, duke konsideruar si cenues të lirisë së organizatave të shoqërisë civile.

Ariola Agolli, një nga hartueset e deklaratës së përbashkët të 110 organizatave të shoqërisë civile kundër përmbajtjes së këtij ligji, tha se kundërshtitë e tyre janë parimore dhe kanë të bëjnë me procedurat që janë ndjekur nga Parlamenti për hartimin e tij dhe disa aspekte që në realitet ligji do të shkaktonte bllokim të punës së organizatave të shoqërisë civile.

“Cenon të drejtën e organizimit dhe të drejtën e funksionimit të organizatave të shoqërisë civile. Dhe ka shumë gjëra të paqarta që lidhen me mënyrën sesi do të funksionojë sistemi i regjistrimit, por edhe çështje të tjera që lidhen me financimin e këtij regjistri, por duke shkuar edhe më tej, çështje që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale edhe çështje të tjera”, tha Agolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo paralajmëron probleme të mëdha në rast se ligji do të kalojë në Kuvend pa u ripunuar duke përfshirë rekomandimet e organizatave. Sakaq gjatë një seance dëgjimore me Komisionin e Ligjeve, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tregoi se me ligjin e ri do të krijohet një regjistër elektronik për OJF-të, i cili do jetë publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ligj i ri për organizimin dhe funksionim e OJF-ve në Shqipëri vjen si pjesë e paketës me ndryshimet ligjore që qeverisë shqiptare i është kërkuar nga Moneyval, në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?