OKB grant emergjence 50 mijë $ për familjet e përmbytura
Kombet e Bashkuara i bashkohen përgjigjes ndërkombëtare në ndihmë të personave të prekur nga përmbytjet. Mbështetja aktuale përfshin një grant emergjence në vlerën 50.000 dollarë amerikanë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), në ndihmë të rreth 250 familjeve më të prekura për një periudhë njëmujore. Kjo ndihmë do t’u shpërndahet në mënyrë të veçantë, familjeve më të varfra, familjeve rome dhe familjeve me kryefamiljare femra.
Në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë për popullsinë e prekur në jug të vendit, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi i UNICEF-it dhe një grup ekspertësh nga Programi Botëror i Ushqimit udhëtuan dot drejt zonave të prekura, për të vlerësuar nga afër situatën e personave të prekur nga përmbytjet, si pjesë të një vlerësimi të shpejtë për sigurinë e ushqimit, me qëllim përcaktimin e nivelit të mbështetjes me ndihmën e nevojshme nga OKB-ja.
Kombet e Bashkuara do të koordinojnë përpjekjet me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore për të mbështetur qeverinë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara me qëllim qe komuniteti ndërkombëtar të mbështesë direkt masat e rimëkëmbjes së qëndrueshme të identifikuara nga qeveria shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

