Oksigjeni i pacertifikuar për pacientët me Covid-19, Presidenti Meta: Të ndalet kjo kontrabandë e rrezikshme dhe kriminale

Presidenti Ilir Meta thotë se mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta se duhet të ndalet kjo kontrabandë e rrezikshme dhe kriminale për shëndetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.
Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.
Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.
Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.
Është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të pacertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.
Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikshme për shëndetin publik.
Përgjegjësit para ligjit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është…

Posted by Ilir Meta on Thursday, March 18, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?