Olta Gixhari mbështet Grida Dumën

 

Olta Gixhari ka publikuar së fundmi një status ku shfaqte mbështetjen e saj për Grida Dumën në Bashkinë e Durrësit sepse për të nuk ka lidhje se është e djathtë sepse sipas Gixharit nuk ka të bëjë me bindjet politike.

‘’E preferoj si politikane, e kam ndjekur nonstop në daljen dhe aktivitetin e saj publik. Energjia që ka dhe transmeton, dëshira për të bërë gjëra të bukura më pëlqen. Është kjo arsyeja pse unë e mbështes në këtë garë për Bashkinë e Durrësit’’, tregon Gixhar, duke shtuar se nuk e ka mikeshë Dumën.

Sipas Gixharit, mbështetja për Gridën është për atë që përfaqëson ajo, kudo të ishte. ‘’Ajo është durrsakja ime, është yll e bukur, si të gjitha ne, vajzat e Durrësit, pasi kemi pasur fatin të rritemi pranë detit dhe jodit’’, rrëfen Gixhari.

‘’Unë jam artiste, shpirt i lirë dhe mendimet apo simpatitë e mia mund t’i shpreh kur i ndiej dhe për kë të dua. Askush s’mund të më paragjykojë apo të më ndalojë për këtë’’, saktëson Olta Gixhari.

SHKARKO APP