OMONIA flet për terror!

Ndërsa një pjesë e politikët greke është racionale në qëndrimet që ka mbajtur lidhur me vdekjen e Kostandnos Kacifas, organizata e minoritetit grek në Shqipëri, e njohur me emrin OMONIA, me qëndrimet e saj përdor thuajse të njëjtën gjuhë me partinë Agimi i Artë.

Në deklaratat që OMONIA shpërndan në mënyrë periodike në gjuhën greke, pas ngjarjes në Bularat, flet për një klimë terrori dhe dhunë të shtetit shqiptar ndaj minoritetit grek.

Në deklaratën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i OMONI, mbledhur në Greqi, akuzon kryeministrin Edi Rama si ekstremist dhe flet për presion ndaj qytetarëve minoritarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kërkojnë që në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë të diskutohet statusi i tyre dhe tu garantohet siguria fizike!

Swiss Digital Mobile Reklama

Pretendimet për kërcënime dhe klimë terrori janë jo vetëm të pasakta, por edhe dashakeqe. E vetmja ngjarje me natyre terrori që ka ndodhur këto vite në zonat e minoritetit është ajo e Kostandino Kacias, i cili qëlloi me armë dhe rrezikoi vet jetën e komunitetit grek. Paraqitja e zhvillimeve në një këndvështrim të tillë aspak realist nga shoqatat duket se ndikon dhe në perceptimin që opinionin grek ka për Shqipërinë dhe respektimin që i bëhet minoritetit në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?