”Open Balkan”, Abazoviç: Është fytyra e re e Ballkanit Perëndimor, Kosova të bashkohet
Edhe pse jo pjesë e nismës rajonale ”Open Balkan” por pranues i saj, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët në Ohër, tha se Ballkani i Hapur është fytyra re e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ai i bëri thirrje Kosovës që ti bashkohet nismës.
“Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin perëndimor. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor, të gjitha temat e adresuara që kanë të bëjmë me jetën dhe standarde, qoftë, për bujqësinë, krizën aktuale apo ajo që na pret në Europë.
Kjo është një qasje që paraqet një kthesë, unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë, por gjashtë dhe ”Open Balkan” të ketë më shumë pjesëmarrës.
Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë. Ne jemi të fokusuar për bashkëpunim. Ishte nder për mua dhe kënaqësi të isha këtu. Ju uroj sukses të madh dhe dua të them që Maqedonia e Veriut e ka arsyetuar rolin e saj”.