”Open Balkan”, kryeministri Edi Rama: Ftojmë Dritan Abazoviç të na bashkohet

Sot shqiptari Dritan Abazoviç prezantoi qeverinë e re të Malit të Zi, dhe nga konferenca me Komisionerin për Zgjerimin e Europës, dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, Edi Rama foli për ”Open Balkan” dhe ftoi kryeministrin Abazoviç që ti bashkohet nismës.

“Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen, se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës. Imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet. I takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut që ta bëjë ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër, dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë”.

Vetë Abazoviç është parë i lëkundur për këtë nismë, pasi herë e pranon, e herë e kundërshton. Ka qenë Jakov Milatoviç, ministëri i Zhvillimit Ekonomik, ai i cili ka thënë pak ditë më parë se çdo iniciativë që synon integrimin ekonomik rajonal, duhet të merret parasysh.

Në muaj qershor në Ohër do të mbahet takimi mes vendeve që janë pjesë e nismës ”Open Balkan”. Ditën e djeshme Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se do të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim në kinematografi, si edhe për shkëmbimin e artistëve.

SHKARKO APP