”Open Balkan”, Margariti flet për marrëveshjet e reja: Takimi i radhës në qershor në Ohër

Në muaj qershor, në Ohër do të mbahet takimi mes vendeve që janë pjesë e nismës ”Open Balkan”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, thotë se do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në kinematografi, si edhe për shkëmbimin e artistëve.

“Ne kemi folur me disa shtete dhe në këtë rast për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e artistëve nga të gjitha vendet partnere, siç flasim për bashkëprodhimin kinomatografik që do shtrihet në ”Open Balkan”.

Një punë që kemi nisur prej disa muajsh për shkëmbimin e kapitalit njerëzor. Draft marrëveshje pothuajse e dakordësuar do jemi në Ohër të tre ministrat për ta nënshkruar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?