”Open Balkan” nismë ruse? Rama: Lavrov është një peshkaqen i lartë në oqeanin e diplomacisë botërore

A është ”Open Balkan” një nismë ruse? Kryeministri Edi Rama tha se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e mbështet nismën e ”Ballkanit të Hapur”, dhe e cilësoi si një peshkaqen i lartë në oqeanin e diplomacisë botërore.

“Bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, i cili është i mirënjohur për sarkazmat e tij dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij.

Nëse ai do të ishte mbështetës i ”Ballkanit të Hapur”, do të ishte këtu. Ai do të ishte ai mbështetës dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE që nuk e duan ”Ballkanin e Hapur” janë këtu. Këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. ”Ballkani i Hapur” është për njerëzit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?