”Open Balkan”, thirrje BE-së: Pjesëmarrje në Schengen dhe në tregun e përbashkët ekonomik
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të ”Open Balkan”, i kanë bërë një kërkesë Bashkimit Evropian për t’i përfshirë vendet e rajonit në politikat e saj tregtare dhe tatimore.
Liderët kanë kërkuar veçanërisht fonde për bujqësinë, duke e konsideruar “një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zgjeruar dhe për t’i ofruar prodhime me cilësi të lartë tregut të BE-së”.
Në deklaratën e përbashkët në përfundim të takimit të mbajtur në Beograd, ata i kanë bërë thirrje BE-së që të shikohet mundësia për t’u përfshirë në zonën Schegen dhe integrim në tregun e përbashkët të BE hap pas hapi.