Operacion antidrogë në Durrës, arrestohet banda e kokainës: dy meshkujt dhe një femër korriere/ Ja emrat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore kanë goditur një rast të drogave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Segmenti”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Laurian Malko 32   vjeç, banues në Durrës; Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak dhe Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit  të ushtruar shtetasve të mësipërm i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 0.5 kg  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

Swiss Digital Mobile Reklama

•një pistoletë tip Ekol Special(zhurmuese) dhe një kreher;

• vlera monetare në lekë dhe Euro;

•4 aparatë telefoni celularë.

Roli I shtetasve të arrestuar:

Shtetasi Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë.

Shtetësia Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi Elmaz Gjepali  i’a jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky I fundit e shiste.

Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

•”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Laurian Malko parashikuar në nenet 283/2 dhe  278/3   të Kodit Penal;

•” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në mgarkim të shtetasve Elmaz Gjepali dhe Mirvete Tupi parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?