Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa
Një operacion po zhvillohet nga policia e juglindjes për goditjen e personave të përfshirë në shitjen e narkotikëve. Mësohet se në pranga ka rënë një person.
Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesë, këtij të fundit i janë gjetur doza kokaine, shuma lekësh, armë të ftohta e fishekë.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa mësohet se po kryhen edhe kontrolle banesash për të dyshuar të tjerë. Pritet komunikata zyrtare nga policia për detaje të tjera.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 4958

