FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Operacion antidrogë në Krujë, agjësohen 5 mijë bimë kanabisi në 100 parcela

Operacioni kundër kultivimit të kanabisit është zhvendosur në zonat malore të Krujës, ku forcat e Policisë së Tiranës dhe Krujës kanë zhvilluar kontrolle intensive në terren prej orëve të para të mëngjesit të së martës.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 5 mijë bimë narkotike, të kultivuara në afro 100 parcela të shpërndara në zona të vështira për t’u aksesuar. Sipas burimeve policore, parcelat ishin organizuar në sipërfaqe të vogla, me nga 50 deri në 100 rrënjë secila.

Bimët narkotike janë shkatërruar në vend, ndërsa hetimet janë përqendruar në identifikimin e personave që qëndrojnë pas kultivimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse deri më tani nuk ka persona të arrestuar, policia ka arritur të identifikojë disa të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në operacion janë angazhuar 15 grupe efektivësh, që po kontrollojnë zona të ndryshme malore, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Policia synon jo vetëm asgjësimin e parcelave me kanabis, por edhe goditjen e rrjetit që fshihet pas kultivimit të tyre, me fokus dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?