Operacion antidrogë në Mat, 14 persona të arrestuar. Grupi prej 2 vitesh ka qenë në përgjime

Policia e Shtetit, bën me dije se 14 persona kanë përfunduar në komiariatin e Policisë së Matit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Ky grup ka qenë nën monitorim e në përgjim prej dy vitesh nga Prokuroria e Matit. Ende nuk janë zbardhur emrat e personave të prangosur apo të të shpallurit në kërkim.

Nuk dihen detaje në lidhje me sasinë e drogës që mund të ketë trafikuar ky grup, destinacionet apo itinerarin që mund të kenë ndjekur në lidhje me trafikun e lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?