Operacion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen armë dhe heroinë, 2 në pranga
Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ndërsa ka vënë në pranga dy persona. Raportohet se në pranga kanë rënë K. B. 28 vjeç dhe D. Ll. 18 vjeç, të dy banues në Berat. Në aksion janë sekuestruar armë dhe heroinë.
Policia kishte informacion se këta persona kryenin aktivitet të paligjshëm dhe i ka mbajtur nën vëzhgim. Gjatë mbrëmjes këta 2 persona janë ndaluar nga policia tek stadiumi Dinamo dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 4 kg heroinë si edhe një pistoletë.
Personat u arrestuan në flagrancë dhe policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.