Operacion antiterror, arrestohen 4 shqiptarë që financonin ISIS

Katër shqiptarë të dyshuar si përkrahës të ISIS janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni anti-terror të zhvilluar në Ballkan. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni u ndaluan 20 persona.

Në vendin tonë aksioni u mbajt në Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Elbasan dhe u arrestuan 4 persona. Konkretisht Xh.F 34 vjeç nga Dibra, B.P 30 vjeç nga Tirana, E.F 30 vjeç nga Shkodra dhe M.H 46 vjeç nga Peshkopia.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Materialet për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për  veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuar nga nenet 230 e 22, 265, 265/b të K. Penal.

Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Shteti Islamik, ISIS hap agjensi lajmesh në gjuhën shqipe

SHKARKO APP