Operacion i antidrogës në Firence, arrestohen 4 shqiptarë

Një operacion blic kundër drogës i karabinierëve të Borgo San Lorenzo është zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne në Firence. Për pasojë, pesë persona kanë rënë në pranga, katër prej të cilëve shqiptarë dhe një italian.

Të pestë të arrestuarit ishin me banim në Firence dhe në komunat e saj. Tre prej të arrestuarve u burgosën në Sollcciano, kurse për dy të tjerët u vendos masa detyrim paraqitjeje.

Sikur thanë karabinierët, ata kanë pasur një aktivit për shpërndarjen e drogës dhe hetimet po vazhdojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin, që ishte organizuar në nivel familjar. Detajet e operacionit do të njoftohen nga Karabinieria e Firences në orën 10:30 në një konferencë shtypi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?